Ish-presidenti i Barcelonës: Vetëm Messi është më i mirë sesa Neymari

  • 29 maj 2020 - 08:25
Ish-presidenti i Barcelonës: Vetëm Messi është më i mirë sesa Neymari

Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai do të tentojë ta transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germaini nëse zgjedhet në postin e presidentit të klubit, pasi që e cilëson brazilianin si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Lionel Messit.

Neymari u largua nga Barcelona pasi Paris Saint-Germaini pagoi 222 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2017, mirëpo sulmuesi brazilian vazhdon të jetë i përfolur për një kthim të mundshëm në Camp Nou.

28-vjeçari dështoi në tentimin për ta kthyer atë gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, megjithatë mediumet e mëdha botërore raportojnë se ai nuk është dorëzuar dhe do ta tentojë të njëjtën gjë edhe këtë verë.

Rosell ishte president i Barcelonës kur katalonasit e transferuan Neymarin nga Santosi në vitin 2013 dhe 56-vjeçari i thuri lavde të shumta brazilianit në një intervistë të dhënë për COPE.

“Nëse do të isha president i Barcelonës, do të tentoja ta transferoja Neymarin”, ka thënë Rosell.

“Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Messit dhe përshtatet plotësisht me filozofinë e klubit. Por, me përvojë, do ta transferonin atë më dy kontrata, një në aspektin sportiv dhe një për sjellje”.

(Kosova Sot Online)