Mike Tyson rikthim shpërthyes, sherr në një emision televiziv

  • 29 May 2020 - 08:55
Mike Tyson rikthim shpërthyes, sherr në një emision televiziv

Mike Tyson përgatitet për rikthimin e bujshëm në boks. Ndërkohë, ai ka qenë i ftuar në spektaklin e AEW Dynamite, një program televiziv amerikan i dedikuar wrestling.

Arsyeja ishte hakmarrja që Chris Jericho kishte ndaj ish-boksierit ndaj “Majkut të Hekurt”, për një goditje që kishte marrë në vitin 2010, në “Monday Night Raw”.

Nuk pati asnjë falje, pasi Mike Tyson ishte protagonist i një sherri që nisi bashkë me stafin e tij ndaj rivalëve në ring, duke treguar se është gati për ring dhe për spektakël.

(Kosova Sot Online )