Pronari i klubit të Serisë A reagon ashpër: Ky është vendim i çmendur

  • 29 May 2020 - 09:38
Pronari i klubit të Serisë A reagon ashpër: Ky është vendim i çmendur

Pronari i Brescias, Massimo Cellino, i ka kritikuar planet për rinisjen e sezonit të Serisë A muajin e ardhshëm, duke insistuar se lojtarët do të jenë shumë më të rrezikuar  nga lëndimet pasi që po u përshpejtohet kthimi në fushën e lojës.

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, të enjten e konfirmoi se liga elitare e futbollit në Itali, e cila ishte suspenduar në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit, mund të vazhdojë nga 20 qershori.

Ndeshjet kthyese gjysmëfinale dhe finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet në javën para asaj date, përderisa të gjitha ndeshjet planifikohet të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.

Cellino ka qenë i zëshëm në kundërshtimin ndaj rinisjes së sezonit gjatë kësaj krizë shëndetësore që ka bërë që më shumë se 33 mijë njerëz të mbeten të vdekur shkaku i koronavirusit, ndërsa mbi 231 mijë të infektohen.

Ai e quajti vendimin për ta rinisur sezonin 2019/20 të Serisë A “vendim të çmendur”, përderisa tha për BBC të enjten: “Kjo është e tepërt për lojtarët”.

“Ne i ndalëm stërvitjet për dy muaj. Është e rrezikshme të rinisim dhe t’i luajmë nga tri ndeshje në javë”.

“Kështu që jam i shqetësuar për lëndimet dhe motin e nxehtë, që do të jetë i tmerrshëm në Itali, më i tmerrshëm sesa në Gjermani”.

(Kosova Sot Online )