Rusia e ka konfirmuar se tifozëve do t’u lejohet t’i përcjellin ndeshjet nëpër stadiume

  • 29 maj 2020 - 13:16
Rusia e ka konfirmuar se tifozëve do t’u lejohet t’i përcjellin ndeshjet nëpër stadiume

Federata e Futbollit e Rusisë e ka konfirmuar se tifozëve do t’u lejohet t’i përcjellin ndeshjet nëpër stadiume kur të rinisë sezoni 2019/20, më 21 qershor.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi i ka dhënë leje Federatës së Futbollit të vendosë t’i zhvillojë ndeshjet me tifozë të pranishëm në stadium, për dallim nga shumica e vendeve të tjera në botë.

Ky vendim thuhet se u mor pasi që klubet kanë pësuar dëme financiare shkaku i krizës së sjellë nga koronavirusi dhe rinisja e kampionatit pa tifozë në stadium do ta përkeqësonte situatën për klubet.

Në fazën e parë pas rinisjes së kampionatit, klubet ruse do të lejohen të lejojnë tifozët vetëm sa për ta mbushur 10 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Klubet do të duhet të vendosin vetë se si ti shpërndajnë tifozët nëpër tribuna, pasi që kjo varet nga kapaciteti i secilit stadium.

Zenit St Petersburg ka stadium me kapacitet prej 70 mijë ulësesh, përderisa disa klube të tjera, si Orenburg Gazovik ka stadium me kapacitet prej vetëm 7500 ulëse.

Kjo do të thotë se klubet e ndryshme do të ketë përkrahje të ndryshme kur të rinisë sezoni në fund të qershorit, varësisht nga madhësia e stadiumit të tyre. 

(Kosova Sot Online)