“Blerje e kot”, Unitedit i kërkohet të heqë dorë nga Coutinho

  • 29 May 2020 - 20:11
 “Blerje e kot”, Unitedit i kërkohet të heqë dorë nga Coutinho

Unitedi nuk ka nevojë për Coutinhon, sipas Berbatov.

Philippe Coutinho nuk do të qëndrojë në Bayern Munich kur të përfundojë huazimi, por as te Barcelona.

Braziliani, që dikur konsiderohej një ndër mesfushorët më të mirë në botë, gjatë kohës kur luante te Liverpooli, ka rënë shumë viteve të fundit dhe është në kërkim të një skuadre të re për të kthyer formën e dikurshme.

Në mesin e shumë klubeve të interesuara, raportohet se është edhe Manchester United, por ish sulmuesi i “Djajve të Kuq”, Dimitar Berbatov, ka këshilluar që mos ta bëjnë një gjë të tillë sepse në skuadër sipas tij, kanë dy super mesfushorë si Paul Pogba dhe Bruno Fernandes.

“Shumë klube të Premierligës janë lidhur me atë, Arsenal, Chelsea, Neëcastle dhe madje edhe Manchester United”, tha ai.

“Të gjithë mendonin se do të bëjë mirë kur shkoi te Barcelona, por nuk funksionoi, nganjëherë zgjedhjet nuk janë të duhura”.

“Liverpooli s’do ta falë nëse ai shkon në “Old Trafford”, por sinqerisht, Unitedi nuk ka nevojë për të momentalisht”.

“Bruno Fernandes është futbollist i ngjashëm; ai me të vërtetë e ka ndryshuar ekipin dhe është lojtar premtues kështu që nuk shoh arsye pse duhet transferuar Coutinho”.

“Pogba po kthehet, Fernandes është aty, [Scott] McTominay ështës duke treguar lojë fantastike, ata kanë shumë kualitet në mesfushë kështu që blerja e Coutinhos do të ishte e kot”.

(Kosova Sot Online)