Interi nuk e do Vidalin

  • 29 May 2020 - 22:20
Interi nuk e do Vidalin

Barcelona është duke tentuar që ta marrë me çdo kusht Lautaro Martinezin dhe është folur për një marrëveshje shkëmbimi, me crast Barca do të ofronte para dhe lojtarë, përfshirë edhe Arturo Vidalin.

Megjithatë, drejtori sportiv i klubit zi kaltër, Piero Ausilio, ka konfirmuar se VIdal nuk është në listën e Antonio Contes dhe s’do të transferohet në Inter.

“Vidal nuk do të vijë, pasi besojmë te emrat e rinj si Sensi e Barella”, u shpreh ai për Sky Sport Italia.

(Kosova Sot Online)