Juventusi interesohet për Pedron

  • 30 May 2020 - 10:59
 Juventusi interesohet për Pedron

Edhe Juventusi e do Pedron.

“Calciomercato.com” raporton se Juventusi është duke u interesuar për anësorin e Chelseas, Pedro Rodriguez.

Pedro është në fundin e kontratës me Blutë e Londrës dhe nuk e ka ndërmend të rinovojë atë me Chelsean.

Roma ka kohë që interesohet për ishin e Barcelonës, por tani sipas Calciomercato.com në garë ka hyrë edhe Juventusi i Maurizio Sarrit.

Ai ka punuar me futbollistin në Stamford Bridge dhe do të dëshironte ta kishte edhe në Torino.

(Kosova Sot Online)