Klopp e do Dembelen

  • 30 May 2020 - 14:33
 Klopp e do Dembelen

Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka rënë në radarin e Liverpoolit, raporton Mundo Deportivo.

Jurgen Klopp gjithmonë e ka admiruar gjithmonë francezin, i cili mund të largohet nga Camp Nou kur të hapet tregu i transferimeve.

Dembele gjithashtu është lidhur me Juventusin, edhe përkundër faktit se ka humbur pjesën më të madhe të sezonit 2019/20 për shkak të dëmtimeve.

23 vjecari ka bërë 74 paraqitje për Barçën, ka shënuar 19 gola.

(Kosova Sot Online)