Gjyqtarët e Superligës së Kosovë testohen për koronavirus

  • 30 May 2020 - 15:03
Gjyqtarët e Superligës së Kosovë testohen për koronavirus

Gjyqtarët e Superligës së Kosovë gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për koronavirus.

Kanë qenë gjithsej rreth 46 gjyqtarë të cilët janë nënshtruat këtij testi dhe 14 kontroll të ndeshjeve.

Përpos testit për koronavirus, gjyqtarët kanë përfunduar edhe testet e fundit fizike, të cilët bëhen para çdo fillimi të kampionatit.

“Pas përfundimit të testit për Covid-19, Komisioni i Gjyqtarëve e ka realizuar edhe testimin fizik për gjyqtarët, duke pasur parasysh pushimin e gjatë të garave. Testit fizik intervalor, i cili është normë e përcaktuar nga FIFA, iu nënshtruan 46 gjyqtarë dhe asistentë, ku të gjithë gjyqtarët e kaluan testin me sukses. Komisioni i Gjyqtarëve është ndarë tejet i kënaqur me përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe është i bindur se edhe drejtësia në ndeshje do të jetë maksimale”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që futbolli kosovar do të rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ndërkohë që të nesërmen luhet gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës.

(Kosova Sot Online)