Malaga vendos për të ardhmen e Armando Sadikut

  • 02 June 2020 - 20:55
 Malaga vendos për të ardhmen e Armando Sadikut

Armando Sadiku është një ndër liderët e skuadrës së Malagas, por pavarësisht kësaj klubi spanjoll nuk do e blejë përfundimisht.

Elbasanasi do të kthehet sërish te skuadra e Levantes, pasi Malaga është në krizë dhe nuk do ta blejë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare duhet të mbetet me valixhe në duar, pasi skuadra e La Ligas nuk e llogarit. Sadiku duhet të mendojë për destinacionin e radhës, pasi duhet të gjejë një tjetër ekip.

Futbollisti shqiptar me shumë mundësi mund të mbetet në ligën e dytë spanjolle, pasi janë disa ekipe që e duan në kampionatin e dytë spanjoll.

Levante do ta shesë për një çmim të reduktuar. Vera do ta gjejë me ekip të ri.

(Kosova Sot Online)