Sancho lidhet me një transferim befasues te Real Madridi

  • 03 June 2020 - 09:10
Sancho lidhet me një transferim befasues te Real Madridi

Real Madridi është klubi i fundit që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësor të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho.

Ylli anglez ka qenë i lidhur me pothuajse çdo klub kryesor në futbollin botëror, ndërsa tashmë garën i është shtuar edhe një klub tjetër i madh. Sipas gazetës spanjolle AS, Sancho po lidhet me një transferim te Real Madridi dhe ky lajm ka zënë ballinën e edicionit të sotëm (e mërkurë).

Nuk është befasi – me 17 gola dhe 17 asistime vetëm në Bundesligë këtë sezon, statistikat e tij përputhen me lojtarët më të mirë në Evropë.

Sytë e Evropës kanë qenë te Bundesliga javëve të fundit, si liga e parë e madhe që rifilloi, dhe Sancho nuk e ka lënë veten “keq”, pasi ka shënuar het-trik në fundjavë.

Real Madridi ka të ngjarë të mos ketë fonde për ta nënshkruar këtë verë, por do të shpresojë që asnjë skuadër tjetër të mos paguajë shifrën e kërkuar për anglezin dhe ta kenë rrugën e lirë, kur ata të kenë mbledhur disa fonde dhe të kenë vlerësuar dëmin e krizës se coronavirusit.

20-vjeçari ka disa vendime të mëdha që vijnë në 12 muajt e ardhshëm dhe njëra nga to është zgjedhja e klubit të ri, pasi ai pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi, Liverpooli, Arsenali, Chelsea dhe Barcelona.

(Kosova Sot Online )