Klubet italiane në alarm, ylli i Tottenhamit largohet si lojtar i lirë këtë verë

  • 04 June 2020 - 12:52
Klubet italiane në alarm, ylli i Tottenhamit largohet si lojtar i lirë këtë verë

Te Tottenham janë të dorëzuar për largimin e Jan Vertonghen.

Mbrojtësi belg do të largohet me parameter zero nga klubi anglez por tashmë drejtuesit dhe trajneri Mourinho i kërkojnë lojtarit të marrë një vendim të rëndësishëm.

Ata duan të konfirmojnë nëse 33-vjeçari do të qëndrojë deri në fund të sezonit pra duke shtyrë largimin me 1 muaj apo ka vendosur të mos zbresë më në fushë deri më 30 qershor kur i skadon dhe kontrata.

Vertonghen i frikësohet një dëmtimi deri në mbylljen e kampionatit çka mund të kompromentonte kalimin te ekipi i ri ku Napoli, Inter e Roma e duan prej kohësh.

(Kosova Sot Online)