Lautaro sot kushton 111 milionë euro, Roma s’deshi ta blejë as për vetëm 8 milionë më 2018

  • 04 June 2020 - 16:22
 Lautaro sot kushton 111 milionë euro, Roma s’deshi ta blejë as për vetëm 8 milionë më 2018

Roma e kishte hedhur poshtë mundësinë ta blinte s nga Racing Club në janar të vitit 2018 për vetëm 8 milionë euro, ka zbuluar menaxheri i argjentinasit.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua Interit në korrik të të njëjtit vit por për 25 milionë euro dhe tani është pjesë e një lufte ofertash mes Barcelonës, Manchester Unitedit, Chelseat dhe Real Madridit.

Çmimi i tij në treg është hiç më pak se 111 milionë euro.

“Lautaron ia ofrova Romës në janar të vitit 2018 për vetëm 8 milionë euro”, ka zbuluar menaxheri i tij, Luis Ruzzi.

“Në atë kohë, ajo ishte klauzola e tij e lirimit në Racing, por Roma nuk dëshiroi ta blinte. Mbajtëm bisedime të rëndësishme me Atletico Madridin, por asgjë nuk ndodhi”, shtoi ai.

“Më 20 janar, Racing e rriti klauzolën e tij në 20 milionë euro dhe më vonë Interi e bleu”.

(Kosova Sot Online)