Bale është i lumtur në Madrid, sipas Barnett

  • 04 June 2020 - 16:28
Bale është i lumtur në Madrid, sipas Barnett

Bale është i lumtur në Madrid, sipas Barnett.

Spekulimet vazhdojnë të rriten për një largim të mundshëm të Gareth Bale nga Real Madridi.

Por, agjenti i sulmuesit, Jonathan Barnett, thotë se uellsiani është “shumë i lumtur” në Spanjë dhe ka hapur mundësinë e pensionimit në Real Madrid.

“Nuk e kam idenë se cila është vlera e tij”, u shpreh Barnett.

“Klubet vendosin se sa duan të paguajnë për të. Siç kam thënë gjithmonë, ai është shumë i lumtur në Madrid. Ka një jetë të mirë, dhe nuk shoh arsye pse ai nuk do ta shihte karrierën e tij ende në Madrid”.

“Rikthimi në Premierligë do të ishte diçka e madhe, por nuk mendoj se ai e dëshiron këtë në këtë moment, është shumë i lumtur në Real Madrid”.

30 vjeçari ka zhvilluar 249 paraqitje deri më tani për Los Blancos dhe ka shënuar 105 gola. 

(Kosova Sot Online)