Malaga e shpërblen Armando Sadikun

  • 04 qershor 2020 - 22:09
 Malaga e shpërblen Armando Sadikun

Armando Sadiku ka zgjatur marrëveshjen e huazimit me skuadrën e Malagas.

Futbollisti shqiptar është i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë ku po luan dhe po bën shumë mirë.

Elbasanasi e kishte kontratën paraprake deri më 30 qershorin e 2020, por ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me Malagan për të zgjatur bashkëpunimin.

Ai do të mbetet me klubin e ligës së dytë deri sa të mbyllet kampionati.

Sadiku është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagas.

Ekipi që po luan tani nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e

shqiptarit.

Vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e kombëtares shqiptare.

(Kosova Sot Online)