Chelsea shpallet kampion, Liverpooli bie nga liga

  • 05 June 2020 - 12:32
Chelsea shpallet kampion, Liverpooli bie nga liga

Chelsea është konfirmuar si kampion i Superligës së Grave për sezonin 2019/20, që u ndërpre para kohe shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Në anën tjetër të tabelës, Liverpooli – ekipi i djemve i së cilëve pritet të shpallet kampion i Premierligës këtë vit – ka rënë nga liga elitare në atë të kategorisë së dytë, pasi që radhitej në pozitën e fundit në tabelë.

Tabela përfundimtare u vendos në bazë të pikëve të fituara për ndeshje gjatë sezonit, pasi që takimet e shumta përfunduan me vendimin që Superliga e Grave të mos rinisë ashtu siç ndodhi me Premierligën.

Chelsea kishte qenë në pozitën e dytë në tabelën e ligës kur kishte përfunduar sezoni, mirëpo e kishte luajtur një ndeshje më pak sesa lideri Manchester City. Në bazë të mesatares së pikëve të fituara për ndeshje, Chelsea e kaloi Cityn dhe e mori titullin e tretë të kësaj lige.

Arsenali do të mbetet pa pjesëmarrje në garat evropiane për sezoni 2020/21, shkaku i ndryshimeve që janë bërë në formatin e garave.

Në anën tjetër, Liverpooli që i kishte fituar vetëm gjashtë pikë nga ndeshjet e zhvilluara tani do të zëvendësohet nga Aston Villa, që ishte e pamposhtur në Championshipin e Grave.

Tabela përfundimtare u solli gëzim, përkundër që s’patën triumf, edhe tifozëve të Manchester Unitedit (në pozitën e katërt) dhe Tottenhamit (në pozitën e shtatë), pasi që ky ishte sezoni i parë i skuadrave të tyre në ligën elitare. 

(Kosova Sot Online)