Ish-sulmuesi amerikan: Trump është njëri ndër njerëzit më të këqij në planet

  • 05 qershor 2020 - 14:52
Ish-sulmuesi amerikan: Trump është njëri ndër njerëzit më të këqij në planet

Ish-ylli i ekipit kombëtar të SHBA-së, Terrence Boyd, beson se presidenti Donald Trump është njëri ndër njerëzit më të këqij në planet, përderisa protestat vazhduan për natën e dhjetë radhazi në SHBA.

Afro-amerikani George Floyd vdiq javën e kaluar në Minneapolis të SHBA-së pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta.

Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën e javës së kaluar, u arrestua tre ditë më vonë. Ndaj tij u ngrit fillimisht akuzë për vrasje të rangut të tretë, e cila më vonë u ndryshua në akuzë për vrasje të rangut të dytë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka irrituar edhe më shumë protestuesit me deklaratat e tij që nga vrasja e Floyd. I fundit që doli kundër presidentit amerikan është ish-futbollisti Terrence Boyd.

“Jam i mërzitur. Donald Trump është njëri ndër njerëzit më të këqij në planet. Ai po e përçan vendin dhe po e përkeqëson situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë e dua shumë SHBA-në, por e urrej si e ka bërë vendin Trump”, ka thënë Boyd.

“Donald, a s’je i turpëruar? Por, Trump është aq egoist saqë as nuk shqetësohet nga këto gjëra”.

Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë, edhe pasi u arrestuan edhe tre policët e tjerë të përfshirë në këtë incident, me akuzën dhe kanë ndihmuar dhe e kanë lejuar një vrasje të rangut të dytë. 

(Kosova Sot Online)