Sancho, objektivi i ‘paarritshëm’ i Liverpoolit

  • 06 June 2020 - 09:22
Sancho, objektivi i ‘paarritshëm’ i Liverpoolit

Liverpooli e do Sanchon, por nuk e ka gjetur ende formulën se si ta rrëmbejë atë

Liverpooli dëshiron ta transferojë sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, por situata financiare e tyre për shkak të COVID-19, do të komplikojë këtë transferim.

Manchester United besohen se udhëheqin garën për 20-vjeçarin që e duan gjithashtu edhe ‘Redsat’.

Sipas Mirror, Liverpool duhet të bëjë disa pagesa tjera, sidomos për qendrën e trajnimit, gjë që do të ndikojë në afrimin e futbollistëve.

Ai ka shënuar 17 gola këtë sezon në Bundesliga, ka dhuruar edhe 17 asiste.

(Kosova Sot Online )