Lewa rrëmben fronin, rrugës “Këpuca e Artë”

  • 06 June 2020 - 12:35
Lewa rrëmben fronin, rrugës “Këpuca e Artë”

Sezon ëndrrash. Robert Lewandowski po shkëlqen me Bayern Munich.

Për shkak se edhe Serie A ende s’ka rinis, Robert Lewandowski e ka shfrytëzuar rastin për ta lënë prapa Ciro Immobilen në garën për ‘Këpucën e Artë’.

Ai ka kapur shifrën e 29 finalizimeve në sezonin 2019/20, duke lënë Immobilen prapa me 27.

Lewa po kalon një sezon ëndrrash pasi deri më tani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat në vetëm 37 paraqitje, aq sa edicionin 2016/17.

Atij i duhet vetëm një gol për të regjistruar shifrat më të mira në karrierë si futbollist në një sezon.

‘Këpuca e Artë’ është synimi i 32-vjeçarit dhe bashkë me të, nëse me Bayernin bën gjëra të mëdha, sidomos në Champions League, mund të vijë edhe çmimi që për shumë kë ai e ka merituar, Topi i Artë, pasi është futbollisti më në formë këtë edicion. 


(Kosova Sot Online)