Trondit McGregor, njofton pensionimin për herë të tretë në karrierë

  • 07 June 2020 - 11:37
 Trondit McGregor, njofton pensionimin për herë të tretë në karrierë

Conor McGregor ka thënë se është pensionuar nga luftimi, duke i lënë gojëhapur adhuruesit e UFC-së. Por kjo është hera e tretë në katër vjetët e fundit që irlandezi pensionohet.

Ish-kampioni i botës në UFC është 31-vjeçar dhe shënon 22 fitore dhe katër humbje në karrierë.

Në luftën e fundit, e zhvilluar në janar 2020, McGregor e rrahu të parapëlqyerin e publikut, amerikanin Donald Cerrrone, për 40 sekonda në Las Vegas.

Në të kaluarën ai e kishte njoftuar pensionimin më 2016 dhe 2019, para se të rikthehej dy herë në kafaz për të luftuar.

McGregor e kishte provuar edhe boksin, në një meç që e kishte humbur kundër ish-kampionit të botës Floyd Mayweather në gusht të vitit 2017.

“Kam vendosur të pensionohem nga luftimi. Faleminderit të gjithëve për kujtimet e mahnitshme! Çfarë përvoje e paharrueshme!” shkroi McGregor në Twitter.

(Kosova Sot Online)