Dybala: Për shkak të koronavirusit, ende s’jam 100% i gatshëm

  • 08 June 2020 - 10:03
 Dybala: Për shkak të koronavirusit, ende s’jam 100% i gatshëm

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, e pranon se ende nuk ndihet 100 për qind i gatshëm, pas një beteje të gjatë me koronavirusin, por është i ngazëllyer për listën e ngjeshur të ndeshjeve.

Përfaqësuesi i Argjentinës doli disa herë pozitiv në testet për Covid-19 gjatë një periudhe prej 46 ditëve, para se përfundimisht ta shëronte këtë virus ngjitës.

Por bashkëlojtarët e tij Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi ia kishin dalë ta shëronin atë shumë më shpejt.

“E kam pasur koronavirusin, ama tani ndihem shumë më mirë”, tha Dybala gjatë një transmetimi live në Instagram.

“Ende nuk jam tamam 100 për qind gati, por jam shumë mirë. Jemi kthyer në stërvitje dhe futbolli po rikthehet, prandaj shumë shpejt do të jemi në gjendje ta bëjmë atë që e duam më së shumti”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)