Ronaldo është si Jordani, konkurrues për gjithçka

  • 08 June 2020 - 16:54
Ronaldo është si Jordani, konkurrues për gjithçka

Tello e ka krahasuar Ronaldon me Jordanin.

Ish shoku i skuadrës te Sporting Lisbona, Rodrigo Tello ka thënë se Cristiano Ronaldo është “konkurrues për gjithçka”, duke e krahasuar atë me legjendën e NBA, Michael Jordan.

“Kam pasur mundësinë ta kem shok skuadre një lojtar fenomenal si ai”, tha fillimisht Tello, i cili ka shpenzuar gjashtë vite të karrierës te Sporting, nga 2001 deri më 2007.

“Mentaliteti i Cristiano Ronaldos ka qenë krejtësisht ndryshe me të një djaloshi 17 vjeçar. Kur luanim futboll ai ishte më i miri, kur luanim bilardo ai ishte më i mirë, shtyheshim për ngritjen e peshave ai sërish ishte i pari. Ai më kujtonte Michael Jordan, konkurrues për gjithçka. Ai bënte ushtrime madje edhe në ditën e ndeshjeve”. 


(Kosova Sot Online)