Coutinho afër rikthimit në Ligën Premier, gara zhvillohet mes tri klubeve angleze

  • 11 June 2020 - 10:17
Coutinho afër rikthimit në Ligën Premier, gara zhvillohet mes tri klubeve angleze

Klubet angleze vazhdojnë të mbeten më të interesuara për transferimin e brazilianit nën pronësi të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Sipas mediumit France Football, destinacioni i radhës i Coutinhos ka të ngjarë të jetë në Ligën Premier. Në huazim te Bayern Munich nga Barcelona, mesfushori me tipare sulmuese nuk do të mbahet dhe dëshiron të provojë fatin e tij edhe një herë në Angli.

Tottenham dhe Everton janë të interesuar, ndërsa përfaqësuesit e Coutinho kanë qenë në kontakt edhe me Newcastle për të parë nëse një veprim atje mund të jetë i mundur.

Laraskat shihen si favorit për të transferuar yllin brazilian në rast se pronësia e klubit kalon tek familja mbretërore e Arabisë Saudite.

Interesim për lojtarin në të kaluarën kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi, Chelsea dhe Juventusi.

(Kosova Sot Online )