Milani i përgjysmuar për ndeshjen me Juventusin, futbollistët e ftuar

  • 11 June 2020 - 23:09
 Milani i përgjysmuar për ndeshjen me Juventusin, futbollistët e ftuar

Milani do të jetë pa Mateo Musacchion nesër në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, por është kthyer Lucas Biglia.

Raportohet se Musacchio ka probleme me kyçin e këmbës dhe s’do të udhëtojë për Torino.

Në anën tjetër, lajmi i mirë është kthimi i Biglias që synon paraqitjen e parë prej dhjetorit të vitit 2019.

Leo Duarte dhe Zlatan Ibrahimovic do të mungojnë gjithashtu, derisa Samu Castillejo dhe Theo Hernandez janë të suspenduar.

Skuadra e Milanit: Begovic, A Donnarumma, G Donnarumma; Calabria, Conti, Gabbia, Kjaer, Laxalt, Romagnoli; Bennacer, Biglia, Bonaventura, Brescianini, Calhanoglu, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers; Colombo, Leao, D Maldini, Olzer, Rebic.

(Kosova Sot Online)