Në mungesë të tifozëve, mbin bar në stadiumin Allianz Arena

  • 12 June 2020 - 10:51
Në mungesë të tifozëve, mbin bar në stadiumin Allianz Arena

Tifozëve u mungoi futbolli gjatë ndërprerjes së detyrueshme shkaku i koronavirusit, ndërsa pasojat e kësaj pauze po shihen edhe në stadiume. Stadiumi Allianz Arena i Bayern Munichut ishte jashtë përdorimit për një kohë aq të gjatë saqë ka filluar të mbijë bar në tribuna.

Kampionit në fuqi të Bundesligës i munguan tifozët në tribunat e stadiumit për ndeshjen e fundit, mirëpo jeta përreth ulëseve u shfaq në formë të gjelbërimit

Përkundër rregullave për pastrimin dhe dezinfektimin e vazhdueshëm të stadiumit Allianz Arena si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, në tribunat e Allianz Arenas ka filluar të mbijë bar, siç u vërejt gjatë ndeshjes të së enjtes kundër Eintracht Frankfurtit.

Liga gjermane ishte gara e parë e madhe evropiane që rinisi pas ndërprerjes në mars shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë. Ndeshjet e Bundesligës rinisën më 16 maj, prapa dyerve të mbyllura.

Bayern Munichu do të konfirmohet si kampion i Gjermanisë nëse arrin ta fitojë ndeshjen e së shtunës dhe nëse Borussia Dortmund e humb ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfin – që rrezikon të bjerë nga liga dhe ku luan Valon Berisha.

Ky skenar do t’ia jepte skuadrës së Hansi Flick një epërsi prej dhjetë pikësh në kreun e tabelës me vetëm edhe tri ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Por, Bayerni i mungon Robert Lewandowski, golashënuesi më i mirë i ligës për këtë sezon me 30 golat e tij, dhe Thomas Muller, i cili është vetëm një asist larg thyerjes së rekordit për më së shumti asiste brenda një sezoni të vetëm në ligën gjermane.

(Kosova Sot Online )