Pas hendbollit, këtë fundjavë rikthehet edhe volejbolli kosovar

  • 12 June 2020 - 15:48
 Pas hendbollit, këtë fundjavë rikthehet edhe volejbolli kosovar

Pas hendbollit, këtë fundjavë do të rikthehet edhe Superliga e Kosovës në volejboll.

Federata e Volejbollit e Kosovës e ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të “play-off”, që do të jenë në kalendarin e garave të kësaj fundjave.

FVK uron ekipet, trajnerët, volejbollistët/et për gatishmërinë e treguar që t’i kthehemi garave dhe normalitetit.

Fundjava e parë e volejbollit pas një kohe të gjatë mungese pritet të sjelle duele interesante në të dyja konkurrencat.

SUPERLIGA – MESHKUJT

E shtunë

15:00 Ferizaj – Theranda

18:00 Luboteni – Prishtina Volley

SUPERLIGA – FEMRAT

E shtunë

13:30 M-Technologie – Drita

E diel

15:00 Skenderaj – Kastrioti

(Kosova Sot Online)