Bonucci, për penalltinë e humbur nga Ronaldo: “Edhe më të mëdhenjtë gabojnë”

  • 13 June 2020 - 09:57
Bonucci, për penalltinë e humbur nga Ronaldo: “Edhe më të mëdhenjtë gabojnë”

Objektivi është arritur, sipas Bonuccit, edhe pse paraqitje nuk ishte ajo që prisnin.

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka komentuar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë pas barazimit pa gola me Milanin.

Kualifikim që u arrit vetëm falë vlerës së golit mysafirë, pasi para pandemisë në mars, ndeshja në ‘San Siro’ ishte mbyllur 1-1.

Ai foli edhe për penalltinë e humbur nga ana e Cristiano Ronaldos.

“Ishte e çuditshme dhe e vështirë në fillim, një stadium i boshatisur pas 90 ditësh. Jemi hapur pak dhe Milan ka luajtur shumë mirë me një lojtar më pak. Ishte një barazim, por duhet ta shohim gotën gjysmë të mbushur, sepse objektivi ynë ishte të arrinim finalen”, u shpreh ai.

“Edhe më të mëdhenjtë gabojnë. Mendoj se do të shikojmë një Juventus të madh dhe një Ronaldo të madh në ndeshjet e ardhshme”.

(Kosova Sot Online )