Sarri e lë rezervist Pjanicin për ndeshjen finale kundër Napolit

  • 15 June 2020 - 09:20
Sarri e lë rezervist Pjanicin për ndeshjen finale kundër Napolit

Maurizio Sarri është duke i menduar dy ndryshime në formacionin titullar të Juventusit për ndeshjen kundër Milanit në finale të Kupës së Italisë, duke e lënë jashtë mesfushorin Miralem Pjanic.

Takimi final i Kupës së Italisë luhet të mërkurën në orën 21:00.

Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini, Aaron Ramsey dhe Merih Demiral munguan në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Milanit të premten dhe nuk pritet t’ia dalin të riaftësohen as për finale.

Sipas mediave italiane, Sarri është duke i menduar dy ndryshime në 11-shën e tij.

Pjanic pati një paraqitje zhgënjyese përsëri në mesfushë dhe pritet të lihet në stol në favor të Sami Khediras, duke ia lënë rolin kryesor në mesfushë Rodrigo Bentacurit.

Douglas Costa e nisi gjysmëfinalen si titullar me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon, por edhe ai pritet të lihet në stol dhe në vend të tij të luajë Jaun Cuadrado.

(Kosova Sot Online)