Presidenti i Napolit: Sarri më zemëronte me mënyrën si shpenzonte para

  • 16 June 2020 - 08:32
Presidenti i Napolit: Sarri më zemëronte me mënyrën si shpenzonte para

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka akuzuar Maurizio Sarrin duke thënë se ai  e kishte detyruar ta ndërronte stafin menaxherial në Napoli, duke shtuar se Sarri e zemëronte me mënyrën se si i shpenzonte paratë.

Maurizio Sarri ishte trajner i Napolit në vitet 2015-2018, duke shijuar kështu disa suksese në krye të klubit të Serisë A, para se ta merrte në drejtim Chelsean dhe eventualisht Juventusin.

Trajneri kishte reputacion fantastik gjatë karrierës së tij Napoli, mirëpo ky reputacion i tij është dëmtuar dukshëm nga largimi i tij i papritur nga klubi, si dhe nga vendimi i tij për t’iu bashkuar rivalëve të Serisë A, Juventusit.

Para se të dy klubet të takohen mese vete në finalen e Kupës së Italisë të këtij viti, drejtori i klubit, De Laurentiis, foli për largimin e Sarrit, duke e kritikuar trajnerin për sjelljen gjatë muajve të fundit si trajner në klub.

“Ai më zemëroi dhe shpenzimet e kota të parave. Në shkurt, ai më ftoi në një drekë në Tuskanë, afër shtëpisë së tij dhe edhe bashkëshortja e tij ishte atje”, ka thënë De Laurentiis.

“Ai nuk e përmendi që do të largohet dhe ma la të kuptohej se do të qëndronte. Kjo krijoi pasiguri në klub. Ai më detyroi t’i ndërrojë trajnerët në stafin e tij dhe i kishte edhe dy vjet në kontratë”.

(Kosova Sot Online )