Pas 100 ditëve, sot kthehet Premierliga: Ja çfarë duhet të dini

  • 17 June 2020 - 08:53
Pas 100 ditëve, sot kthehet Premierliga: Ja çfarë duhet të dini

Futbolli në Premierligë kthehet sonte në orën 19:00 me përballjen mes Aston Villës dhe Sheffield Unitedit, e pastaj në orën 21:15 me derbin mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, pas një pauze tremujore të detyrueshme shkaku i përhapjes së koronavirusit në botë.

Përderisa është pothuajse e pamundur që Liverpooli ta humbë titullin e kampionit, falë epërsisë prej 25 pikëve të krijuar në krye të tabelës, Manchester City dhe Arsenali mund t’ia përshpejtojnë rrugën e “Reds” drejt titullit të parë të kampionit të Anglisë në 30 vjet.Nëse Arsenali e mposht sonte kampionin në fuqi të Anglisë në “Etihad”, atëherë Liverpooli do ta ketë rrugën e hapur për ta siguruar matematikisht titullin në derbin e qytetit kundër Evertonit, që zhvillohet në fundjavë.

Ndeshja mes Aston Villës dhe Sheffield Unitedit do ta rinisë kampionatin si ndeshja e parë nga gjithsej 92 të tilla të cilat do të zhvillohen të gjitha në një periudhë kohore prej 40 ditëve, para se sezoni të kompletohet më 26 korrik.

Ndeshjet do të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, pasi që moslejimi i tifozëve në stadiume është vetëm njëra ndër masat e ndërmarra për t’iu evituar infektimeve masive me koronavirus.

Një minutë heshtje do të mbahet për ata që kanë humbur  jetën shkaku i koronavirusit para ndeshjeve të para, ndërsa lojtarët do ta mbajnë në fanellë nga një logo në formë të zemrës për nder të mjekëve dhe infermierëve që kanë punuar gjatë kësaj kohe.

Për 12 ndeshjet e para pasi të rinisë kampionati, emrat e lojtarëve në fanella do të zëvendësohen nga  thënia “Black Lives Matter”(shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi). Kjo vjen pas protestave në ShBA dhe vende të tjera të botës pas vdekjes së George Floyd.

Cfarë masa janë ndërmarrë:

– Të gjithë ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë të pranishëm, ndërsa klubet e kanë të limituar numrin e stafit që mund ta sjellin në stadium – brenda stadiumit lejohen maksimalisht 300 njerëz.

– Stadiumet do të ndahen në tri zona: e kuqe (përfshirë fushën dhe zonën teknike të trajnerëve), e portokalltë (tribunat) dhe e gjelbër (hyrjet). Në të tria këto zona ka kufizime të ndryshme.

– Ekipet do të lejohen t’i bëjnë nga pesë zëvendësime, e jo tri, në ndeshje dhe mund t’i marrin nga nëntë lojtarë për në stol, jo nga shtatë.

– Nuk lejohen shtrëngimet e duarve mes lojtarëve para ndeshjes, ndërsa flamujt e kornerëve, shtyllat, topat dhe bankat rezervë duhet të pastrohen para dhe pas çdo ndeshjeje.

Si i lamë gjërat?

Pas 100 ditëve pauzë, Premierliga kthehet aty ku u ndërpre në mars. Përderisa Liverpooli cilësohet tashmë pothuajse kampion, gara për top katërshe dhe mbijetesë është mjaft interesante.

Gara për Ligën e Kampionëve: Lufta per mbijetesë.

(Kosova Sot Online )