FFK ka caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 25-të të IPKO Superligës

  • 18 June 2020 - 17:15
FFK ka caktuar gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së 25-të të IPKO Superligës

Federata e Futbollit të Kosovës i ka caktuar gjyqtarët që do të referojnë në xhiron e 25-të të IPKO Superligës, e cila do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën

Federata e Futbollit të Kosovës i ka zbuluar sot emrat e gjyqtarëve që do t’i drejtojnë ndeshjet e xhiros së 25-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll

Kjo xhiro do të fillojë nesër me ndeshjen në mes të Dritës dhe Ferizajt.

Tri ndeshje të tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Dy përballjet kryesore do të jenë ato ndërmjet Ballkanit me Trepçën ’89 dhe Feronikelit me Llapin.

Gara për titull të kampionit dhe për mbijetesë sa vjen e bëhet më interesante.

Nëntë xhirot e fundit do të jenë si nëntë finale për ekipet e IPKO Superligës. 

Image

(Kosova Sot Online)