Rivaldo thotë se Griezmann ka nevojë për ndihmën e Messit: “Duhet t’ia lejojë penalltitë”

  • E.K /
  • 19 June 2020 - 22:36
 Rivaldo thotë se Griezmann ka nevojë për ndihmën e Messit: “Duhet t’ia lejojë penalltitë”

Antoine Griezmann nuk po e gjen veten te Barcelona e Lionel Messit.

Sulmuesi francez, që verën e vitit 2019 la Atletico Madridin për Barçën për 120 milionë euro, po vuan te klubi nga CAMP NOU.

Ai nuk po përshtatet në fushë me dyshen Luis Suarez-Lionel Messin, derisa ka kohë që nuk ka shënuar edhe gol.

Legjenda e katalunasve, Rivaldo, ka kërkuar nga Leo që t’ia lejojë ekzekutimin e penalltive Griezmannit, në mënyrë që francezi që të gjejë besimin e humbur.

“Mungesa e golave po demotivon dhe po e dëmton vetëbesimin e Griezmann. Kështu, besoj se është e rëndësishme që Messi ta ndihmojë atë”, u shpreh Rivaldo.

“Messi duhet ta lë Griezmannin që t’i ekzekutojë penalltitë kur Barcelona është duke fituar bindshëm – vetëm për ta kthyer francezin në rrugën e golave, sikur bënte me Luis Suarez në të kaluarën”.

Në Spanjë ka zëra se për shkak të mos ambientimit në Barcelonë, Griezmann mund të largohet pas vetëm një viti nga Camp Nou.

Ai mund të përfshihet më marrëveshje për rikthimin e Neymar Junior, dëshira e klubit dhe brazilianit është që t’i bashkojnë sërish rrugët.

(Kosova Sot Online)