Talenti i Ajaxit preferon Bayernin para Barçës & PSG-së

  • G.G /
  • 20 June 2020 - 13:15
Talenti i Ajaxit preferon Bayernin para Barçës & PSG-së

Sergino Dest mund të ndërrojë skuadër gjatë verës dhe ka disa opsione në tavolinë.

Sipas Sky Sport talenti 19-vjeçar i Ajaxit dëshiron t’i bashkohet Bayern Munichut.

Dest preferon transferimin në Bundesliga para Barcelonës ose Paris Saint-Germain.

Raportohet se Ajaxi kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin e djathtë që ka shënuar 2 gola në 32 paraqitje me Ajaxin këtë edicion. 

(Kosova Sot Online)