Arnold: Dua ta frymëzoj një gjeneratë

  • S.A /
  • 20 June 2020 - 17:22
Arnold: Dua ta frymëzoj një gjeneratë

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, dëshiron ta përdorë platformën e tij si futbollist për të promovuar barazi në shoqëri dhe mendon se karriera e tij do të jetë një dështim nëse ai nuk e bën një gjë të tillë, pa marrë parasysh arritjeve që i siguron në fushën e lojës.

Premierliga e ka përkrahur luftën kundër racizmit gjatë ndeshjeve të para që nga rinisja e sezonit këtë javë. Fanellat e lojtarëve e kanë pasur të shkruar sloganin ”Black Lives Matter” (shqip: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) në vend të emrave të tyre.

Lojtarët, zyrtarët dhe trajnerët gjithashtu janë ulur në gjunjë në fushë para se të fillonin ndeshje, një imazh i fuqishëm i cili është përcjellë te miliona njerëzit që i kanë shikuar ndeshjet e Premierligës nga shtëpitë e tyre.

Alexander-Arnold, i cili ishte ulur në gjunë pas një seance stërvitore me të gjithë skuadrën e Liverpoolit më herët këtë muaj, thotë se ai është me fat që nuk përjeton racizëm direkt në jetën e tij, por thotë se kjo s’do të thotë që ai nuk ndikohet nga ata që janë abuzuar.

“Racizmi në përgjithësi nuk shkon vetëm drejt personit që e përjeton. Vetëm pse unë nuk kam qenë i abuzuar drejtpërdrejt nuk do të thotë se nuk jam ndierë viktimë e abuzimit në baza ravore. Unë e ndiej dhimbjen që e ndiejnë të tjerët. Është ndjenja e komunitetit, nëse ia thua dikujt, ua thua të gjithëve”, ka thënë Arnold.

“Ndoshta unë i bëj presion veten sepse e di që kjo është gjëja e duhur për ta bërë, është ajo në të cilën besoj. Unë dua të sigurohem që po i edukoj njerëzit dhe jam shembull për të tjerët. Unë e kam një platformë të madhe dhe e di që shumë fëmijë më shikojnë si shembull”.

“Në fund të karrierës, dua ta di që e ka frymëzuar një gjeneratë, dua ta di që kam qenë një person që e ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit mendojnë. Nëse e përfundoj karrierën dhe s’e arrij këtë, do ta shoh këtë si dështim nga ana ime”.

(Kosova Sot Online )