Ramos bëhet mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës

  • S.A /
  • 22 June 2020 - 09:20
Ramos bëhet mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës

Sergio Ramos është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligës, pas golit nga penalltia në fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Real Sociedadit të dielën mbrëma.

Ramos, i cili shënoi nga pika e bardhë për ta thyer akullin në Anoeta, e ka kaluar legjendën e Barcelonës, Ronald Koeman, duke e shënuar golin e 68-të në karrierë në ligë: më së shumti në histori të saj.

Gëzimi i 34-vjeçarit, megjithatë, ishte jetëshkurtër sepse ai u detyrua ta braktisë fushën më vonë si pasojë e një lëndimi në gju.

Kamerat e kapën atë më vonë duke çaluar rrugës drejt bankës rezervë dhe me akull në gju.

Një legjendë në Spanjë, me të cilën e ka fituar Kampionatin Evropian (2 herë) dhe Kupën e Botës, ai e nisi karrierën profesionale me Sevillën në vitin 2004, për të cilën i shënoi dy gola në 39 ndeshje.

Ai iu bashkua Real Madridit më 2005 dhe është pjesë e tij që prej atëherë, duke luajtur rol shumë të madh në fitimin e La Ligës katër herë dhe disa herë Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )