2 tenistë dhe 2 trajnerë infektohen me Covid-19 në turneun e Djokovicit në Ballkan

  • 22 June 2020 - 15:38
2 tenistë dhe 2 trajnerë infektohen me Covid-19 në turneun e Djokovicit në Ballkan

Shpërndarja e koronavirusit në turneun e tenisit Adria, i cili u organizuar në Ballkan nga tenisti serb Novak Djokovic, ka arritur një shkallë serioze tani.

Pas numrit 19-të të botës në tenis, Grigor Dimitrov, edhe një tenist tjetër, kroati Borna Coric – i 33-ti në botë – ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të hënën.

Në mesin e të infektuarave me këtë sëmundje tejet ngjitëse është edhe trajneri i Grigor Dimitrovit dhe trajneri fizik i Djokovicit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Djokovicit kanë konfirmuar për mediat e huaja se tenisti numër një i botës ende nuk e ka kryer testin për Covid-19, pavarësisht kontaktit me personat e infektuar.

Dimitrov konfirmoi vetë se është infektuar me Covid-19 dhe ka kërkuar falje nëse e ka shpërndarë virusin.

“Më vjen shumë keq për çfarëdo dëmi që kam mundur ta shkaktoj”, ka thënë Dimitrov.

Dimitrov, i cili po ashtu luajti në turneun e parë në Beograd javën e kaluar, shkroi në Instagram: “Kam dalë pozitiv për Covid-19 në Monako. Dua të sigurohem se të gjithë personat që kanë pasur kontakt me mua gjatë ditëve të fundit do të testohen dhe do t’i marrin masat e nevojshme parandaluese”.

Turneu i organizuar në vendet e Ballkanit nga Djokovic nisi më 13 qershor në Beograd dhe më pas u zhvendos në Zadar të Kroacisë.

Dje ishte paraparë të mbahej finalja mes Djokovic dhe Rublev por u anulua. 

(Koosva Sot Online)