Liburni – Mabetex Prishtina, finalja e Superligës në futsall

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 16:07
 Liburni – Mabetex Prishtina, finalja e Superligës në futsall

Mabetex Prishtina dhe Liburni do të luajnë në finalen e “play-off”-it të Superligës së Kosovës në futsall.

Në ndeshjet gjysmëfinale të cilat u zhvilluan gjatë fundjavës që shkoi në Ferizaj pa praninë e tifozëve, Mabetex Prishtina shënoi fitore në duel me rivalin lokal Prishtina 01, me rezultat 3:2, derisa Liburni u tregua bindës ndaj Pejës, duke e mposhtur me rezultat 8:0.

Ndeshja finale është paraparë të zhvillohet më 27 qershor në Ferizaj, teksa skuadra kampione do ta përfaqësojë vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve në futsall.

(Kosova Sot Online)