Guardiola: Ky sezon mund të ketë marrë fund për Agueron

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 08:39
Guardiola: Ky sezon mund të ketë marrë fund për Agueron

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka shprehur shqetësimin se Sergio Aguero mund të mungojë në të gjithë pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit në gju që e pësoi gjatë fitores me rezultat 5:0 kundër Burnleyt.

Sergio Aguero e pësoi një lëndim në gju pas një ndërhyrjeje nga kapiteni i Burnleyt, Ben Mee, pak para fundit të pjesës së parë. Mirëpo, më vonë Pep Guardiola zbuloi se ai ka pasur probleme me gju që nga kthimi nga karantina.

Sulmuesi 32-vjeçar do të testohet të martën, mirëpo strategu spanjoll e ka konfirmuar se përderisa ai do të mungojë sigurt në disa ndeshje, Aguero mund të mungojë edhe për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

“Nuk duket mirë. Do ta shohim nesër saktësisht se çfarë ka, mirëpo nuk duket mirë për këtë sezon”, ka thënë Guardiola, në konferencën për media pas ndeshjes.

“Ai po vuante edhe gjatë gjithë muajit të kaluar me gjurin e tij dhe ndoshta ai ndjeu diçka. Nuk duket mirë”.

“Mjeku thotë se do të duhet kohë. Do të mungojë në disa ndeshje sigurt, por ndoshta testet e nesërme do t’ia japin atij një lajm të mirë. Do ta shohim”.

(Kosova Sot Online )