Vedati tashmë ndërmjetës i certifikuar në futboll

  • S.A /
  • 23 June 2020 - 08:57
Vedati tashmë ndërmjetës i certifikuar në futboll

Komiku i popullarizuar, Vedat Bajrami, njihet si një fubtolldashës dhe një tifoz i flaktë i ekipit përfaqësues të Kosovës.

Ndërkaq, tash e tutje, ai mund ta bëjë edhe zyrtarisht rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve. Vedati ka marrë certifikatë për ndërmjetësim nga Federata e Futbollit të Kosovës që ia mundëson të ushtrojë rolin e ndërmjetësuesit të lojtarëve.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktori duke e shpërndarë në rrjetet sociale certifikatën për ndërmjetësim.

“Zyrtarisht agjent futbolli. Faleminderit Federata e Futbollit të Kosovës”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online )