Guendouzi në bisedime me klubet e mëdha evropiane

  • S.A /
  • 26 June 2020 - 09:53
Guendouzi në bisedime me klubet e mëdha evropiane

Mesfushori francez është në bisedime me klubet e mëdha evropiane si Atletico Madrid, Barcelona, Interi e Paris Saint-Germaini. Matteo Guendouzi mund të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen. Mesfushori kualitativ është në bisedime me një numër të madh të klubeve evropiane.

Sipas mediumit “TF1”, futbollisti francez tashmë ka biseduar me klubet si Atletico Madrid, Barcelona, Interi e Paris Saint-Germaini. Por, nuk është ende e qartë nëse ndonjëri prej këtyre klubeve është më afër transferimit të mesfushorit kreativ.

Guendouzi ka shkëlqyer këtë sezon në “Emirates Stadium” dhe është një lojtar me të ardhme të ndritshme.

Por, ai qysh tash po e kërkon një klub ku do të mund të fitonte trofe të çmueshëm, gjë të cilën nuk po mund t’ia garantojë Arsenali.

(Kosova Sot Online )