Festë e çmendur para ‘Anfield’

  • G.G /
  • 26 June 2020 - 16:40
Festë e çmendur para ‘Anfield’

Triumfi pas 30 vitesh ka shtyrë fansat e Liverpoolit që ta harrojnë virusin COVID-19.

Liverpooli mbrëmë u shpall edhe matematikisht kampion i Premierligës pasi Chelsea e mundi Manchester Cityn 2-1.

Ky trofe vjen pas 30 vjetësh dhe natyrisht, tifozët që mezi e prisnin, nuk kanë dashur të dëgjojnë për koronairusin, mijëra nga ta kanë shkuar mbrëmë te stadiumi Anfield dhe e kanë festuar titullin si në ditët normale.

Kjo i ka irrituar të gjithë në Angli, që është një ndër vendet më të prekura me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)