Edhe Avdullah Hoti feston titullin e Liverpoolit: Ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 16:24
Edhe Avdullah Hoti feston titullin e Liverpoolit: Ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është gëzuar shpalljes së Liverpoolit si kampion i Anglisë, përkundër që ka thënë se e kishte ditur që nga fillimi se Liverpooli do të triumfojë këtë sezon.

Skuadra e Jurgen Kloppit u shpall kampione e Premierligës të enjten në mbrëmje, pasi Chelsea e mposhti Manchester Cityn me rezultat 2:1 në Stamford Bridge, duke i dhënë kështu fund ecurisë prej 30 vjetësh pa titull të kampionit të Anglisë.

Pritjes së gjatë për trofeun e kampionit të Anglisë, Liverpooli  i dha fund pas një dominimi të ligës gjatë gjithë sezonit, kur i ka fituar 28 nga 31 ndeshjet e zhvilluara.

Liverpooli kishte qenë afër titullit të kampionit edhe sezonin e kaluar, kur e kishte humbur garën kundër Manchester Cityt për një pikë. Por, kryeministri i Kosovës, kishte qenë i bindur se historia nuk do të përsëritet këtë sezon.

“Liverpool .PREMIER LEAGUE Champions. U kry, ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë. Urime. Shihemi sezonin tjetër”, shkroi Hoti.

(Kosova Sot Online)