Istogu, finalisti i parë i Kupës

  • G.G /
  • 27 June 2020 - 16:39
Istogu, finalisti i parë i Kupës

Istogu është finalisti i parë i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të vajzave.

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt në gjysmëfinalen e parë me rezultat bindës, 44:28. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa të dielën do të tentojë të mbrojë këtë trofe. Istogu ka humbur nga Ferizaj garën për titull të kampionit, por ka synime për Kupë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 19:11. Te Istogu është dalluar Adelina Berisha me 10 gola. Te Kastrioti më efikasja ishte Arlinda Dinarica me 12 gola.

Istogu – Kastrioti 44:28 (19:11)

Istogu: Shehdadi, Ujkiq 5, Berisha 10, Milatoviq 3, Hetemi 2, Rugova 4, Fejza 2, Venetski 2, Rexhaj 2, Halitaj 4, Ahmetxhekaj, Ferati 6, Shatri 4.

(Kosova Sot Online)