Pa maska dhe pa birrë, si e festoi titullin Bayern Munich

  • A.P /
  • 28 June 2020 - 13:08
Pa maska dhe pa birrë, si e festoi titullin Bayern Munich

Volkswagen-Arena ishte vendi ku Bayern Munich e festoi titullin e 30-të në Bundesliga. Kremtimet nuk ishin aspak të zakonshme, megjithatë, sepse mungonte birra por nuk kishte as maska e as distanca sociale s’u respektua.

Bayerni e kishte siguruar titullin dy ndeshje më herët, por tradita thotë se titulli në Gjermani, me kupën në dorë, festohet në ditën e fundit të sezonit.

Prandaj edhe ky ishte përqendrimi i madh në takimin mes Wolfsburg dhe Bayern Munich.

Lojtarët e Bayernit e morën trofeun në Volkswagen-Arena nën duartrokitjet e vetëm anëtarëve të bordit të klubit, të cilët ishin në tribuna për ta shoqëruar ekipin.

Birrë nuk kishte në stadium, pavarësisht se kjo pije është zakon në festimin e titullit në Gjermani.

Kjo për shkak të protokollit mjekësor, i cili e ka bërë futbollin të luhet pa tifozë dhe me shumë kufizime.

Edhe pse nuk pritej, askush nga lojtarët, trajnerët dhe stafi nuk kishin vendosur maska mbrojtëse. 

(Kosova Sot Online)