Liverpool heq dorë nga Koulibaly, i shtohen shpresat Guardiolës

  • E.K /
  • 29 June 2020 - 18:17
 Liverpool heq dorë nga Koulibaly, i shtohen shpresat Guardiolës

Koulibaly do të shkojë në Angli, por jo te Liverpoooli.

Sipas Sky Sports, Liverpooli nuk është më i interesuar për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Edhe pse Reds janë të gatshëm të ofrojnë Dejan Lovren, ata besojnë se është shumë çmimi që Napoli po kërkon për qendërmbrojtësin, 100 milionë euro.

Liverpool ka vendosur që të mos shpenzojë as 60 milionë funte për një 29 vjeçar.

Derisa Liverpool po heq dorë, Manchester City i Pep Guardiolës është hedhur në sulm për ta transferuar futbollistin.

(Kosova Sot Online)