Interi zbulon fanellën e re, lë prapa traditën

  • S.A /
  • 30 June 2020 - 11:35
Interi zbulon fanellën e re, lë prapa traditën

Një revolucion i vërtetë, madje më i madh nga ai i parashikuar prej faqes së internetit “Footy Headlines”, e cila zbulonte një shirit të vetëm horizontal zigzag, për të thyer vijat tradicionale vertikale.

Interi dhe “Nike”, në vend të kësaj zgjodhën rrugën e inovacionit total, pa harruar origjinën, si një “haraç” për historinë e qytetit të Milanos.

“Fanella e re e Interit respekton qytetin e Milanos përmes një estetike që simbolizon identitetin e klubit dhe njerëzve që përfaqëson. Fanella është “Made of Milano”, duke dashur të përfaqësojë ndjenjën e unitetit me kryeqytetin Lombard dhe me njerëzit, pjesë e një komuniteti të madh, që ndan ndjenjën e krenarisë për qytetin dhe dëshirën për inovacion”.Dizajni i fanellës së re, siç thuhet në njoftimin për shtyp, “përfshin format dhe ngjyrat karakteristike dhe riinterpreton vija ikonike zikaltër me valë dhe zigzage.

(Kosova Sot Online )