Presidenti i Atletico Madridit, Cerezo: Griezmann nuk po e shijon kohën te Barcelona

  • S.A /
  • 02 July 2020 - 10:14
Presidenti i Atletico Madridit, Cerezo: Griezmann nuk po e shijon kohën te Barcelona

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka ende simpati për sulmuesin Antoine Griezmann, i cili po vuan te Barcelona.  

Francezi ka filluar nga stoli tre nga katër ndeshjet e fundit të Blaugranave në La Liga dhe erdhi si zëvendësues në secilën prej tyre. Kulmi ishte në ndeshjen e fundit ndaj Atleticos Madridit të martën mbrëma, kur francezi u hodh në fushë në minutën e 90+1.

Duke folur për Onda Cero, Cerezo pranoi se ai nuk kishte pasur një shans për të folur me Griezmann, por gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë me sulmuesin.

“Unë kam pasur një miqësi me të, ai ishte një djalë i mirë dhe një futbollist i mrekullueshëm”, ka thënë fillimisht Cerezo.

Për sa i përket krizës aktuale të Griezmann në Barcelona, Cerezo gjithashtu erdhi në mbrojtje të tij.

“Të gjithë kemi uljet dhe ngritjet tona. Unë imagjinoj se ai nuk po shijon veten në Barcelonë, por ai do të përgjigjet dhe do të jetë një sukses sepse ai është një lojtar i shkëlqyeshëm; një lojtar i mrekullueshëm”, përfundoi presidenti i Atleticos.

(Kosova Sot Online )