Salah thotë se është i lumtur në Liverpool dhe shpreson të qëndrojë për shumë vjet në Anfield

  • S.A /
  • 02 July 2020 - 11:03
Salah thotë se është i lumtur në Liverpool dhe shpreson të qëndrojë për shumë vjet në Anfield

Mohamed Salah ka thënë se është duke e përjetuar një kohë plot lumturi në Liverpool dhe se shpreson se do të qëndrojnë në Anfield për shumë vjet të tjera.

Liverpooli u kurorëzua kampion i Anglisë të enjten në mbrëmje, pasi rivali i tij më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea në Stamford Bridge, duke i dhënë fund pritjes së gjatë prej 30 vjetëve për titull në ligë.

Sulmuesi egjiptian është i lumtur që luajti rol kyc në këtë triumf të shumëpritur për të kuqtë.

“Më pëlqen atmosfera këtu. E dua këtë klub dhe shpresoj se do të qëndroj për shumë vjet. Ky klub dallon nga të tjerët”, tha Salah për BeIN Sports.

Ndërsa, në lidhje me fitimin e titullin në Premierligë, Salah shtoi: “Jam shumë i lumtur. Nuk mund ta përshkruaj ndjesinë e fitimit  të Premierligës pas 30 vjetëve. Mund ta shoh sa të lumtur janë njerëzit dhe kjo ka rëndësi për neve”.

(Kosova Sot Online )