Griezmann largohet nga Barcelona?

  • S.A /
  • 02 July 2020 - 16:29
Griezmann largohet nga Barcelona?

Sulmuesi francez është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet tek gjiganti katalunas

Antoine Griezmann është mjaft i pakënaqur në Barcelonë.

Sulmuesi francez nuk ka shkëlqyer sa duhet në “Camp Nou”, e në ndërkohë nuk është i kënaqur me tretmanin që po i bëhet.

E kulmi arriti në ndeshje me Atletico Madridin, kur trajneri Quique Setien e inkuadroi në lojë vetëm në minutën e 90-të.

Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se kampioni i botës me Francën po e mendon largimin nga Barça, vetëm një vit pasi u transferua aty.

Ndërkohë, nëse ndodh kjo, klubet më të interesuara për ish-futbollistin e Atleticos janë Arsenali dhe Interi.

Griezmann ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian viteve të fundit.

(Kosova Sot Online )