Mourinho për dashurinë që e ndiej për Ancelottin: Do t’i shkel rregullat dhe do ta përqafoj

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 15:13
Mourinho për dashurinë që e ndiej për Ancelottin: Do t’i shkel rregullat dhe do ta përqafoj

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka thënë se është i gatshëm t’i shkelë rregullat se distancimit social vetëm e vetëm për ta përqafuar trajnerin e Evertonit, Carlo Ancelottin.

Tottenhami i Mourinhos e pret Evertonin e Ancelottit në Londër për përmballjen e Premierligës të hënën.

Mouriho i ka thurur lëvdata të mëdha homologut të vet Ancelottit, para takimit të së hënës.

Ai madje ka shprehur gatishmëri për ta shkelur protokollin e koronavirusit për dashurinë që ka për trajnerin e Evertonit.

“Mendoj se të gjithë në futboll e adhurojnë Carlo Ancelottin si trajner dhe si njeri”, tha Mourinho.

“Nëse nuk e njeh si person, të paktën e njeh si trajner. Ai më pëlqen shumë si person dhe do të them se ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë në dy dekadat e fundit dhe tani”, shtoi ai.

“Mendoj se ai është njeri fantastik, aq fantastik saqë unë do t’i shkel rregullat për mbajtjen e distancës një metër dhe do ta përqafoj sepse më pëlqen shumë Carlo”. 

(Kosova Sot Online)